Mbyllen takimet Ukrainë-SHBA-Rusi, Zelensky i quan konstruktive

Mbyllen takimet Ukrainë-SHBA-Rusi, Zelensky i quan konstruktive

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur të shtunën se bisedimet dyditëshe trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi janë përmbyllur me “diskutime konstruktive” mbi “parametrat e mundshëm për t'i dhënë fund luftës”. Kjo ishte hera e parë që zyrtarët e administratës Trump kanë zhvilluar bisedime me udhëheqësit e të dy vendet si pjesë e përpjekjes së Uashingtonit për përparim për t'i dhënë fund pushtimit gati 4-vjeçar të Ukrainës nga Rusia. “Të gjitha palët ranë dakord të raportojnë në kryeqytetet e tyre për secilin aspekt të negociatave dhe të koordinojnë hapat e mëtejshëm me udhëheqësit e tyre”, ka shkruar Zelensky në Telegram. Ai ka thënë se përfaqësuesit ushtarakë identifikuan çështjet për një takim të mundshëm të ardhshëm, i cili mund të...