Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Mbreti Charles mesazhin e Krishtlindjeve: E drejta të triumfojë mbi të gabuarën
Mbreti Charles III u ka bërë thirrje komuniteteve të bashkohen dhe të gjejnë forcën për të siguruar që “e drejta të triumfojë mbi të gabuarën”, në një botë që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më e përçarë. Në Mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjeve, Mbreti theksoi rëndësinë e kohezionit shoqëror, njohjes me fqinjët dhe ruajtjes së vlerave themelore që kanë bashkuar shoqërinë në kohë sfidash të mëdha. Fjalimi, i regjistruar në Westminster Abbey, përkoi me 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë dhe Ditës së Viktorisë, duke sjellë në vëmendje frymën e unitetit të kohës së luftës. Mbreti Çarls vlerësoi guximin dhe sakrificën e brezit të Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se këto janë vlerat që kanë formësuar Mbretërinë e Bashkuar dhe që...