Mbretëria e Bashkuar gati për të dërguar aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
Bota E Shtunë, 7 Mars 2026 19:43 Mbretëria e Bashkuar po përgatit një aeroplanmbajtëse për një dislokim të mundshëm në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes. Punonjësit e Marinës Mbretërore në Portsmouth po bëjnë gati anijen “HMS Prince of Wales”, anijen flamurtare të marinës, duke nënkuptuar se ajo mund të dislokohet më shpejt nëse merret një vendim për ta mobilizuar atë në rajon. Megjithatë, nuk janë marrë ende vendime përfundimtare për dislokimin e aeroplanmbajtëses, dhe një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes theksoi se “HMS Prince of Wales” mund të ndërmarrë edhe misione të tjera të planifikuara. Ekuipazhet janë paralajmëruar për një dislokim të mundshëm në Lindjen e Mesme, sipas Sky News, e cila raportoi gjithashtu se afati i njoftimit për lëvizjen...
Burimi:
kohajone.com