Mbi 1000 ushtarë u urdhëruan të vendosen në Lindjen e Mesme, SHBA-ja ndërron mendje/ Rubio: Mund të arrijmë objektivat ndaj Iranit pa trupa tokësore
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja mund të përmbushë objektivat e saj ushtarake kundër Iran pa vendosur trupa tokësore, ndërsa mbi 1000 ushtarë shtesë janë urdhëruar të vendosen në Lindjen e Mesme. Rubio theksoi se operacionet ushtarake synojnë të dobësojnë ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Iranit, përfshirë marinën, forcën ajrore dhe sistemet e raketave. Ai shtoi se këto veprime synojnë të pengojnë Teheranin të zhvillojë apo të mbrojë një program të mundshëm bërthamor. Sipas tij, objektivat janë duke u arritur më shpejt se sa ishte planifikuar fillimisht. “Ne jemi përpara afatit për shumicën e objektivave dhe mund t’i përmbushim pa asnjë trupë tokësore”, deklaroi ai. I pyetur për vendosjen e trupave shtesë në rajon, Rubio tha se presidenti Donald Trump duhet të jetë...
Burimi:
top-channel.tv