Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

Mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme në Spanjë, ndërsa vendi ka regjistruar gjashtëmujorin e parë më të nxehtë në histori, sipas autoriteteve, përcjell A2 CNN. Instituti Shëndetësor “Carlos III” njoftoi se gjatë muajit qershor janë regjistruar 1,028 viktima të lidhura me të nxehtin, më shumë se dyfishi i 407 rasteve të raportuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është gjithashtu numri më i lartë i vdekjeve nga i nxehti për muajin qershor që prej vitit 2015. Kulmi i valës së të nxehtit u arrit më 23 qershor, kur rreth 73 për qind e popullsisë së Spanjës u ekspozua ndaj rrezikut të lartë për shëndetin. Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës (AEMET) bëri të ditur se qershori ishte...