Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrte pensionin, dënohet me burg 60-vjeçari
Një 60-vjeçar në Uells është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg, pasi mbajti trupin e pajetë të nënës së tij në një frigorifer për gati tre vite, me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin dhe ndihmat sociale të saj, në vlerë mbi 91 mijë euro. Sipas mediave britanike, Christopher Phillips u shpall fajtor pasi pranoi akuzat për pengimin e varrimit të ligjshëm të nënës së tij, si edhe për dy raste mashtrimi ndaj shtetit britanik. Hetimet zbuluan se nëna e tij, 89-vjeçarja Sylvia Phillips, kishte ndërruar jetë më 8 mars 2023, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Dy ditë pas vdekjes së saj, i biri bleu një frigorifer të madh dhe futi brenda trupin e saj. Trupi ishte mbuluar me...
Burimi:
vizionplus.tv