Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira
Mbahen sot në Doha bisedimet mes Iranit dhe Katarit, të cilat sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, do të përqendrohen në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në çështjen e aseteve të ngrira të Iranit. Baghaei deklaroi se diskutimet me palën katariote do të fokusohen në zbatimin e disa dispozitave të marrëveshjes, përfshirë atë që lidhet me lirimin e fondeve të kufizuara të Iranit. “Diskutimet që pritet të zhvillohen sot në Doha do të jenë me palën e Katarit mbi zbatimin e disa dispozitave të memorandumit të mirëkuptimit, duke përfshirë dispozitën që ka të bëjë me lirimin e aseteve të kufizuara të Iranit”, tha ai. Zëdhënësi iranian theksoi gjithashtu se delegacioni negociator i Iranit nuk...
Burimi:
javanews.al