Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

Paga e plotë e presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, është 50 për qind më e lartë se paga e saj e deklaruar. Kështu bëjnë me dije burime ekskluzive për prestigjiozen analize të Financial Times. Kreu i autoritetit monetar të Evropës fitoi gjithsej rreth 726,000 euro në vitin 2024, sipas llogaritjeve të FT, rreth 56 për qind më e lartë se paga “bazë” prej 466,000 eurosh e zbuluar nga BQE në raportin e saj vjetor. Kjo do të thotë që znj. Lagarde fiton gati katër herë më shumë se kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jay Poëell, paga e të cilit përcaktohet nga ligji federal i SHBA-së dhe aktualisht është e kufizuar në 203,000 dollarë (172,720 euro). Ndërsa paga e plotë e znj. Lagarde...