Masakër në një shkollë në Kanada, 11 të vdekur, mes tyre edhe autori i dyshuar

Masakër në një shkollë në Kanada, 11 të vdekur, mes tyre edhe autori i dyshuar

Njëmbëdhjetë persona, përfshirë edhe autorin e dyshuar, u gjetën të vdekur pas një sulmi të armatosur që ndodhi në provincën e British Columbia, njoftoi të martën Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). Shtatë nga viktimat u gjetën brenda shkollës së mesme në komunitetin Tumbler Ridge. Dy persona të tjerë u zbuluan të pajetë në një banesë, dhe autoritetet dyshojnë se këto vrasje lidhen me sulmin në shkollë. Një tjetër person humbi jetën gjatë transportimit për në spital. I dyshuari u gjet i vdekur Personi që dyshohet se hapi zjarr u gjet gjithashtu i vdekur, ndërsa policia beson se ai mund të jetë vetëqëlluar. Autoritetet theksuan se nuk ka indikacione për autorë të tjerë dhe se nuk ekziston më rrezik për banorët e zonës. Sipas BBC, zyrtarët kanë...