Marshim masiv në Londër, protestë kundër të djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore

Marshim masiv në Londër, protestë kundër të djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Londër në një marshim të gjerë kundër politikave të së djathtës ekstreme, në atë që cilësohet si demonstrata më e madhe multikulturore e zhvilluar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas organizatorëve, pjesëmarrja arriti deri në gjysmë milioni qytetarë që udhëtuan nga e gjithë vendi drejt kryeqytetit. Ndërkohë, policia britanike e vlerësoi numrin e pjesëmarrësve rreth 50 mijë, duke theksuar se ishte e vështirë një shifër e saktë për shkak të shtrirjes së turmës. Protesta erdhi si reagim ndaj një tubimi të zhvilluar më herët nga figura të së djathtës të udhëhequra nga Tommy Robinson dhe Nigel Farage, ku mijëra mbështetës marshuan në qendër të Londrës. Organizatorët e marshimit të së shtunës synuan të japin një mesazh të qartë kundër...