“Marrëveshja mund të arrihet të hënën’’, Rubio: Ose kemi një ujdi të mirë me Iranin ose e zgjidhim ndryshe

“Marrëveshja mund të arrihet të hënën’’, Rubio: Ose kemi një ujdi të mirë me Iranin ose e zgjidhim ndryshe

Një marrëveshje me Iranin mund të arrihet që këtë të hënë, por nëse nuk do të ketë ujdi, do ta zgjidhim në mënyrë tjetër luftën me Iranin. Është deklarata e sekretarit të shtetit Marco Rubio, i cili nga njëra anë sinjalizon dakordësi të shpejtë e nga ana tjetër kërcënon me rifillim të luftës, nëse Irani do të bëjë rezistencë ndaj kërkesave të SHBA, shkruan A2CNN. Sipas Rubios, negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë diçka të fortë në tryezë, dhe se puna vijon. Sekretari i shtetit pohoi gjithashtu se pavarësisht marrëveshjes që mund të arrihet mes Uashingtonit dhe Teheranit, Izraeli do të ketë gjithmonë të drejtën të mbrohet. “Ende jemi në proces. Siç thashë, mendonim se mund të kishim ndonjë lajm mbrëmë. Ndoshta sot. Siç tha presidenti,...