Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se u ka kërkuar negociatorëve amerikanë “të mos nxitohen” për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, edhe pse vetëm pak ditë më parë tha se një dakordësi ishte shumë pranë finalizimit. Sipas mediave amerikane, marrëveshja që po diskutohet parashikon zgjatjen e armëpushimit me 60 ditë, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vijimin e negociatave për programin bërthamor iranian. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se bisedimet po vazhdojnë në mënyrë “konstruktive”, por theksoi se “të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet”. Nga ana tjetër, edhe zyrtarët iranianë kanë dhënë sinjale pozitive. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, u shpreh se palët janë “shumë afër dhe shumë larg” një marrëveshjeje...
Burimi:
top-channel.tv