Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

Marrëveshja e njoftuar nga SHBA-të mes Izraelit dhe Libanit, e cila synonte të sillte fundin e konfliktit dhe një fazë të re stabiliteti në rajon, është tronditur që në hapat e parë. Shkak është bërë reagimi i Hezbollahut, i cili e ka kundërshtuar marrëveshjen dhe ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit. Dokumenti me 14 pika parashikonte një tërheqje graduale të ushtrisë izraelite nga disa zona në jug të Libanit, rikthimin e kontrollit të plotë të ushtrisë libaneze mbi territorin dhe çarmatimin e grupeve të armatosura, veçanërisht Hezbollahut. Një nga pikat më të rëndësishme ishte ndryshimi politik në qëndrimin e Bejrutit, pasi marrëveshja përfshinte njohjen e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe synimin për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve....