Mamdani “kërcënon” se do ta arrestojë Netanyahun: Ai është kriminel lufte, vendi i tij është në Hagë
Kryetari i Bashkisë së Neë Yorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se po sheh mundësitë nëse autoritetet e qytetit mund ta arrestojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ky shkon në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. Në një intervistë për “The New York Times” Mamdani deklaroi se kjo çështje është objekt i një “diskutimi aktiv” me departamentin ligjor të qytetit, por nuk e përsëriti zotimin e tij të mëparshëm se do të urdhëronte arrestimin e Netanyahut. “Unë besoj se kryeministri Netanyahu i përket Hagës. Ai është një kriminel lufte i cili po ndiqet penalisht sipas një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Çfarëdo që ligji më lejon të bëj në New York, atë do të bëjmë”, ka thënë Mamdani. Gjykata Ndërkombëtare...
Burimi:
ntv.al