Makina përplaset me turmën në Londrën lindore, gjashtë të plagosur, në kërkim shoferi
Policia Metropolitane ka nisur një kërkim për një shofer i cili u përplas me një turmë njerëzish në Londrën lindore dhe plagosi gjashtë persona përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes, në një incident të kapur nga pamjet e sigurisë. Aksidenti ndodhi të shtunën në mëngjes në Green Street, në zonën e Upton Park, kur një Toyota ishte ndalur në rrugë. Disa sekonda më vonë, rreth 12 këmbësorë po lëviznin në trotuar kur një makinë gri 4x4, një Nissan Qashqai, u shfaq me shpejtësi të lartë duke u kthyer në kthesë. Mjeti goditi një shtyllë ndriçimi, të cilën e rrëmbeu së bashku me semaforët, duke vazhduar rrjedhën e tij të pakontrolluar. Ndërsa këmbësorët përpiqeshin të largoheshin, makina u përplas në pjesën e pasme të...
Burimi:
syri.net