Maduro sot përpara Gjykatës, Trump nuk përjashton të njëjtin skenar edhe në Kolumbi
Pas arrestimit të Nicolas Maduros, presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se “nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro”. Rodriguez, e krahut të majtë politik, ishte zëvendëspresidente e Maduros përpara se të emërohej presidente në detyrë më 4 janar. Ajo e quajti veprimin e SHBA-së shkelje të Kartës së OKB-së dhe u zotua se nuk do të jenë kurrë më skllevër”. Maduro është transportuar në Nju Jork pas kapjes së tij nga forcat amerikane gjatë sulmit që u dënua nga Irani, Rusia dhe aleatë të tjerë të vendit të Amerikës së Jugut, por u përshëndet nga venezuelianët që jetojnë në mërgim. Ai dhe...
Burimi:
vizionplus.tv