Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka reaguar për herë të parë që nga arrestimi i tij dhe i bashkëshortes, Cilia Flores, nga forcat amerikane. Në një postim të publikuar në rrjetin social ‘X’, Maduro ka theksuar se ai dhe gruaja e tij janë “të palëkundur” dhe “të qetë”, duke shtuar se po marrin forcë dhe mbështetje nga populli venezuelas, si dhe nga ata që ende besojnë në kauzën që ai përfaqëson. Në mesazhin e tij, i cili është shpërndarë nga një burim i paqartë në emër të Maduros, ai shkruan: “Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe lutemi vazhdimisht”. Ky postim ka krijuar spekulime mbi personin se kush mund ta ketë shpërndarë mesazhin, pasi, sipas informacionit të disponueshëm, Maduro dhe bashkëshortja e tij janë në...