“Maduro i sëmurë, gruan ia dhunuan”, zbulohet çfarë thanë avokatët, ekspertët: Strategji për të ushqyer militantët
“Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka probleme serioze shëndetësore që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm mjekësor, ndërsa bashkëshortja e tij, Cilia Flores, ka pësuar lëndime të rënda gjatë rrëmbimit”, deklaruan avokatët mbrojtës gjatë seancës së parë gjyqësore në Nju Jork. Avokatët Barry Pollack dhe Mark Donnelly i paraqitën këto pretendime përpara gjyqtarit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin K. Hellerstein, gjatë seancës dëgjimore fillestare, duke theksuar se gjendja fizike e çiftit duhet të merret seriozisht në konsideratë nga gjykata.Disa analistë amerikanë e kanë cilësuar këtë linjë mbrojtjeje si një strategji të pritshme ligjore dhe politike. Sipas tyre, pretendimet për dhunë ndaj bashkëshortes kanë ndikim të fortë emocional në opinionin publik dhe shërbejnë për të forcuar mbështetjen e militantëve dhe simpatizantëve të Maduros. Gjykata njoftoi se seanca e...
Burimi:
top-channel.tv