Macron propozon aktivizimin e mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike ndaj presioneve të Trump për tarifat
Presidenti francez Emmanuel Macron synon të propozojë aktivizimin e mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike kundër vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik ndaj vendeve të Bashkimit Evropian për të ndikuar në vendimmarrjen e tyre politike. Sipas burimeve pranë Pallatit Elize, Macron do të jetë gjatë gjithë ditës në kontakt me homologët e tij evropianë, me synimin për të koordinuar një përgjigje të përbashkët të BE-së ndaj asaj që cilësohen si “kërcënime të papranueshme tarifore” nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Të njëjtat burime theksojnë se qasja aktuale e Uashingtonit ndaj çështjeve tregtare ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e marrëveshjes tarifore të arritur mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së gjatë verës së kaluar. Nga ana tjetër, burime diplomatike franceze sqarojnë se aktivizimi i mekanizmit evropian...
Burimi:
top-channel.tv