Macron ngre shqetësimin për rrjetet sociale: Truri i fëmijëve nuk është në shitje!

Macron ngre shqetësimin për rrjetet sociale: Truri i fëmijëve nuk është në shitje!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ndar shqetësimin mbi përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç. Në një deklaratë në rrjetet sociale dhe në një video të publikuar nga BFM-TV, Macron paralajmëroi se Franca po shkon drejt ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën këtë moshë. Sipas Macron, koha mesatare që një adoleshent kalon para ekranit arrin në 4 orë e 20 minuta në ditë, një shifër që ai e cilësoi si “të çmendur”, duke theksuar se në shumicën e rasteve përmbajtja nuk mbikëqyret nga prindërit. “Ne nuk mund t’ua delegojmë vetëm prindërve këtë përgjegjësi- dhe shpesh edhe presionin për të vendosur nëse në moshën 12-vjeçare, është ide e mirë apo e keqe t’ia dorëzosh praktikisht trurin platformave,” pohoi ai. Presidenti francez e cilësoi kufizimin...