Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca dhe Omani kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për çminimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret detare më të rëndësishme për tregtinë globale. Pas takimit në Pallatin Elysee me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq, Macron deklaroi se iniciativa do të zhvillohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, me synim garantimin e sigurisë së lundrimit në rajon. “Kemi vendosur të punojmë së bashku, së bashku me partnerët tanë, për çminimin e Ngushticës së Hormuzit, me qëllim sigurimin e korridoreve detare dhe garantimin e kalimit të lirë e të pakushtëzuar përmes Hormuzit”, shkroi Macron në platformën X. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë strategjike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit,...
Burimi:
vizionplus.tv