Macet e Ankarasë u bënë qendra e vëmendjes për gazetarët e huaj që mbuluan samitin e NATO-s

Macet e Ankarasë u bënë qendra e vëmendjes për gazetarët e huaj që mbuluan samitin e NATO-s

Gazetarët e huaj të medias, të cilët kanë ardhur në kryeqytetin Ankara për të ndjekur Samitin e 36-të të Krerëve de Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, kanë shfaqur një interes të madh për macet e Ankarasë në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, transmeton Anadolu. Qendra Ndërkombëtare e Medias, e ngritur në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, po mirëpret përfaqësuesit e medias që kanë udhëtuar nga të katër anët e botës drejt Ankarasë në kuadër të Samitit të 36-të të NATO-s. Gazetarët, duke përfshirë korrespondentë, fotoreporterë, kameramanë si dhe përfaqësues të mediave digjitale e transmetuesve ndërkombëtarë, po ndjekin hap pas hapi zhvillimet e samitit përmes ekraneve të vendosura në hapësirat e tyre të punës. Macja e Ankarasë e quajtur "Lokum", e cila jeton në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, së bashku me...