Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar vendi i tij është pranë një marrëveshjeje të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se kjo nuk do të ndikojë në lidhjet e ngushta me Rusinë. Deklarata u bë vetëm pak ditë pas lirimit të një numri të madh të të burgosurve politikë, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve amerikane. Lukashenko tha se përmirësimi i marrëdhënieve me Uashingtonin mund të çojë edhe në një takim të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan Donald Trump. “Gjithçka po shkon drejt një marrëveshjeje të madhe dhe drejt një takimi mes meje dhe Trumpit”, u shpreh ai. Sipas zyrtarëve amerikanë, Lukashenko ka dhënë sugjerime për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa Uashingtoni shpreson gjithashtu ta distancojë pjesërisht atë nga presidenti rus Vladimir...