Lufta/ Propozimi i Iranit për paqen, Trump: I papranueshëm, nuk më pëlqen
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se e ka lexuar propozimin e Iranit për paqen dhe është shprehur se nuk i pëlqen. Duke shkruar në platformën e tij Truth Social, ai tha: “Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit ‘Përfaqësues’ të Iranit. “Nuk më pëlqen, PLOTËSISHT E PAPRANUESHME! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. President DONALD J. TRUMP”, shkroi ai.
Burimi:
opinion.al