Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për raketa ruse që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, njoftoi se Rusia kishte lëshuar raketa balistike drejt qytetit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të strehoheshin menjëherë. Edhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar për të neutralizuar sulmin dhe u kërkoi banorëve të qëndronin në strehimore deri në përfundimin e alarmit. Sipas Klitschkos, mbeturinat e një rakete të rrëzuar shkaktuan një zjarr në lagjen Darnitsky të kryeqytetit. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për viktima apo të plagosur, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e situatës. Sulmi vjen në një kohë kur Rusia ka intensifikuar goditjet ajrore ndaj qyteteve...
Burimi:
opinion.al