Lufta në Ukrainë/ Kievi konfirmon gatishmërinë e Zelenskyt për takim me Putin

Lufta në Ukrainë/ Kievi konfirmon gatishmërinë e Zelenskyt për takim me Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është i gatshëm të negociojë drejtpërdrejt çështje shumë të ndjeshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin, me synimin arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës mes dy vendeve. Këtë e konfirmoi të martën ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha. Në një intervistë për portalin ukrainas të lajmeve “European Pravda”, Sybiha theksoi se çështjet më delikate të procesit negociues ende nuk janë zgjidhur. Ai iu referua veçanërisht çështjes territoriale dhe fatit të centralit bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave ruse. Sipas Sybiha-s, Zelensky është i gatshëm të takohet personalisht me Putinin për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Nga ana tjetër, Rusia kërkon që Ukraina të bëjë lëshime territoriale përpara se të pranojë një...