Lufta në Lindjen e Mesme, rriten sërish çmimi i naftës
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar sërish rritje, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen. Sipas raportimit të Sky News, nafta është rritur me 1.61%, duke arritur në 103.87 dollarë për fuçi, pas një periudhe rënieje disa ditë më parë kur kishte zbritur në 96 dollarë për fuçi. Rënia e mëparshme erdhi pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim pesëditor me Iranin, por zhvillimet e fundit në rajon kanë rikthyer pasigurinë në tregje. Ndërkohë, vendet anëtare të International Energy Agency (IEA) ranë dakord më 11 mars të lirojnë një sasi rekord prej 400 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike, në përpjekje për të përballuar ndërprerjet në furnizim të shkaktuara nga konflikti. Drejtuesi i IEA-s ka bërë të ditur...
Burimi:
vizionplus.tv