Lufta në Lindjen e Mesme përshkallëzohet: Houth sulmojnë Izraelin, SHBA dërgon marinsa në rajon

Lufta në Lindjen e Mesme përshkallëzohet: Houth sulmojnë Izraelin, SHBA dërgon marinsa në rajon

Foto ilustruese IRAN- Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen ndjeshëm, pasi grupi Houthi i Jemenit ka kryer sulme me raketa dhe dronë kundër objektivave izraelite. Sipas zyrtarëve, Houthit kanë kryer tashmë dy sulme, duke paralajmëruar se do të ketë të tjera, gjë që rrit rrezikun për transportin detar në Ngushticën e Hormuzit dhe Bab el-Mandeb, dy rrugë kyçe për eksportin e naftës dhe gazit. Mediat e huaja raportojnë se si kundërpërgjigje, ushtria izraelite ka goditur infrastrukturën iraniane të armëve dhe objektiva të Hezbollah-ut në Liban, duke shkaktuar viktima, përfshirë tre gazetarë libanezë dhe një ushtar. Një sulm pasues ndaj punonjësve të shpëtimit ka shkaktuar viktima shtesë. Ushtria izraelite argumenton se një nga gazetarët ishte pjesë e një njësie inteligjence të Hezbollah-ut. Ndërkohë, mijëra marinsa...