Lufta në Lindjen e Mesme, Kim Jong Un: Kemi të drejtë për prodhimin e armëve bërthamore, do mbrohemi

Lufta në Lindjen e Mesme, Kim Jong Un: Kemi të drejtë për prodhimin e armëve bërthamore, do mbrohemi

Kim Jong Un PHENIAN- Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un e cilësoi luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit si prova më e fortë se vendimi i vendit të tij për të zhvilluar armë bërthamore ishte i drejtë. Në një fjalim përpara Asamblesë së Lartë Popullore, Kim akuzoi Washingtonin për “akte terrorizmi dhe agresionit të sponsorizuar nga shteti”. “Situata aktuale e tregon qartë se Koreja e Veriut kishte të drejtë të refuzonte presionin me fjalë të ëmbla të SHBA-së për të hequr dorë nga arsenali bërthamor. Tashmë, statusi nuklear i vendit tonë është i pakthyeshëm”, tha Kim Jong Un. Trump deklaroi më parë se Irani paraqiste një kërcënim “të menjëhershëm” për SHBA-në, dhe kjo në një kohë kur përpara disa muajsh ai vetë...