“Lufta në Iran nuk ka mbaruar ende”, Netanyahu: Duhet të marrin të gjithë uraniumin që ka Teherani
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta në Iran nuk ka mbaruar dhe se SHBA e Izraeli duhet të marrim nga Irani rezervat e tij të uraniumit të pasuruar. “Lufta ka lejuar shumë gjëra të arrihen, por nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor që ne duhet ta marrim nga Irani”, tha Netanyahu, duke shtuar se ka edhe “objekte pasurimi që duhet të shkatërrohen”. I pyetur se si planifikon të “nxjerë” uraniumin nga Irani, ai tha: “Ne do të shkojmë dhe do ta marrim atë”. “Ajo që më tha Presidenti Trump është: ‘Dua të shkoj dhe mendoj se është praktikisht e mundur. Ky nuk është problemi. Nëse kemi një marrëveshje, le të shkojmë dhe ta marrim, pse jo? Kjo është zgjidhja më e mirë”,...
Burimi:
top-channel.tv