Lufta ndryshon front/ Trump godet Iranin me armën ekonomike dhe kërcënon aleatët
Presidenti amerikan Donald Trump ka hapur një front të ri kundër Iranit, këtë herë me armën ekonomike. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij social, Trump njoftoi atë që e cilësoi si “operacionin ekonomik më shkatërrues” të ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi, duke e pagëzuar këtë fazë të presionit si “Economic D-Day”. Sipas presidentit amerikan, Teherani ka humbur mundësinë për të arritur një marrëveshje me Washingtonin dhe tashmë Shtetet e Bashkuara do të kalojnë në një fazë të re izolimi ekonomik. Por kërcënimi i Trump nuk është drejtuar vetëm ndaj Iranit. Presidenti amerikan paralajmëroi se çdo shtet, kompani, bankë apo institucion që i ofron Iranit një “linjë shpëtimi” ekonomike do të përballet me pasoja të rënda amerikane. Në fokus janë institucionet financiare, bizneset,...
Burimi:
ntv.al