Lufta e Iranit: Bllokimi i Hormuzit prek ekonominë botërore

Lufta e Iranit: Bllokimi i Hormuzit prek ekonominë botërore

FOTO ILUSTRUESE IRAN-Lufta e Iranit dhe bllokimi i ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik mund të ketë pasoja deri në recesion për të gjithë ekonominë botërore.  Ngushtica e Hormuzit - kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Sauditedhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian. Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut.  Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet...