Londër/ Burg të përjetshëm për imamin që abuzoi seksualisht 7 e vajza për 11 vite

Londër/ Burg të përjetshëm për imamin që abuzoi seksualisht 7 e vajza për 11 vite

“Aria” ishte 13 vjeçe kur u sulmua seksualisht nga imami Abdul Halim Khan, i cili i tha se po e “shëronte”. Khan, i cili ishte imam në një xhami në Londrën lindore, u thoshte vajzave të reja dhe prindërve të tyre se kishin nevojë për “shërim” nga “shpirtrat e këqij”. Pasi kënaqte orekset e tij të sëmura, ai i paralajmëronte viktimat e tij se nëse i tregonin dikujt për abuzimin, “shërimi” do të anulohej, ato do të mallkoheshin ose do t’i dëmtonte ato dhe familjet e tyre me magji të zezë. “Unë me të vërtetë besoja se ai kishte fuqi mbinatyrore”, tha Aria (jo emri i vërtetë i viktimës) për BBC-në. Sipas dokumenteve të gjykatës që çuan në dënimin e tij me burgim të përjetshëm...