Llogaritë online pro-ruse lidhin dokumentet e Epstein me Ukrainën: Është një qendër globale për trafikimin e fëmijëve

Llogaritë online pro-ruse lidhin dokumentet e Epstein me Ukrainën: Është një qendër globale për trafikimin e fëmijëve

Llogaritë pro-Kremlinit në mediat sociale po shfrytëzojnë dokumentet e lidhura me Jeffrey Epstein, për të vazhduar përhapjen e akuzave kundër Ukrainës dhe trafikimit të fëmijëve. Pas publikimit të miliona dokumenteve të cilat zbulojnë detaje rreth Epstein dhe lidhjeve të tij me figura ndërkombëtare, disa llogari pro-Kremlinit në platformën X kanë promovuar idenë se Ukraina është një qendër globale që trafikon fëmijët dhe i përdor për shfrytëzim seksual. Sipas këtyre llogarive, dosjet e Epstein do të provonin se Rusia ka ndërmarrë një operacion për të shpëtuar fëmijët ukrainas nga ky rrjet i trafikimit. Këto akuza për trafikimin e fëmijëve vijnë pas zhvendosjes me forcë të rreth 20 mijë fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara, sipas autoriteteve të Kievit, ndërsa Rusia ka pretenduar se veprime të tilla...