LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme, tre ushtarë të plagosur në Liban, Katari hap pjesërisht hapësirën ajrore
Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa konflikti mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael ka hyrë në javën e dytë. Përplasjet ushtarake janë zgjeruar në disa vende të rajonit, përfshirë Libanin dhe shtetet e Gjirit, duke shkaktuar viktima dhe tensione të mëdha në gjithë zonën. Në Liban, përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar. Sipas raportimeve të fundit, të paktën tre ushtarë janë plagosur, ndërsa sulmet ajrore izraelite kanë goditur disa zona në jug të vendit dhe në periferi të Bejrutit. 07:54 Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare Mbrojtja e Izraelit njofton se janë përdorur më shumë se 80 avionë luftarakë për të kryer një “valë të gjerë sulmesh” ndaj...
Burimi:
top-channel.tv