Ligji i ri/ Aktivistët paralajmërojnë se talebanët po ‘legjitimojnë martesën e fëmijëve’!
Deri në 70% të vajzave mund të jenë në martesa të hershme ose të detyruara, por ligji tani e bën të pamundur divorcin nëse burrat nuk janë dakord. Martesa e fëmijëve duket se është njohur ligjërisht për herë të parë nga talebanët në Afganistan, pasi aktivistët thonë se ligjet e reja “të turpshme” e bëjnë pothuajse të pamundur që vajzat dhe gratë e reja të kërkojnë divorc kundër vullnetit të burrave të tyre. Nuk ka statistika zyrtare mbi martesat e detyruara dhe ato nën moshë në Afganistan, por aktivistët thonë se kjo shifër është rritur me një ritëm alarmues vitet e fundit, për shkak të ndalimit të vajzave në arsim pas moshës 11 vjeç. Një vlerësim joformal sugjeroi që, që kur talebanët ua kishin ndaluar arsimimin,...
Burimi:
syri.net