Lidhjet me pedofilin Epstein, policia kryen kontrolle në pronat e Lord Peter Mandelson
Zbulimi i komunikimeve sekrete të Lord Peter Mandelson me miliarderin e dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein, gjatë kohës që Mandelson mbante poste qeveritare, ka shkaktuar një krizë politike dhe institucionale në Britani. Ish-kryeministri Gordon Brown e ka cilësuar këtë veprim si një “krim ekonomik” dhe një “tradhti ndaj gjithçkaje që përfaqësojmë si vend”. Hetimi ka përfshirë dy prona të lidhura me Mandelson në Londër, ku Policia Metropolitane gjeti prova që lidhin ish-ministrin me rrjedhjen e informacionit të ndjeshëm qeveritar tek Epstein. Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste dhe Dhoma e Lordëve, pas zbulimeve që tregojnë se ai i kishte kaluar Epsteinit informacione të klasifikuara që mund të kishin ndikuar në tregjet financiare gjatë krizës globale të vitit 2008. “Ky është informacion financiar i klasifikuar....
Burimi:
ntv.al