Lideri Suprem i Iranit: Hakmarrja për Ali Khamenein është e pashmangshme
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, tha sot se hakmarrja është e pashmangshme pas vdekjes së babait të tij, i cili u vra më 28 shkurt në sulmet ajrore izraelito-amerikane, në ditën e parë të luftës kundër Iranit, raportoi agjencia lokale Irna. Ajatollah e bëri njoftimin në një mesazh me shkrim, deklarata e tij e parë publike që nga funerali i babait dhe paraardhësit të tij Ali Khamenei. "I them udhëheqësit tonë martir se betohemi të hakmerremi për gjakun e tij të pastër dhe gjakun e të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave, të derdhur nga kriminelë dhe vrasës të pandershëm", shkroi Mojtaba Khamenei, i cili u emërua në mars, por që atëherë nuk është shfaqur në publik. "Hakmarrja është vullneti i kombit tonë...
Burimi:
syri.net