Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara
Politika e jashtme serbe, si praktikisht çdo gjë tjetër, udhëhiqet nga një njeri: Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë. Qeveria serbe është vetëm një vëzhgues i heshtur i marrëveshjeve diplomatike dhe marrëveshjeve të biznesit me vendet individuale. Kjo është gjithashtu arsyeja pse kjo politikë shënohet nga improvizime dhe agjenda personale e Presidentit të Serbisë. Kësaj duhet shtuar fakti se ngjarjet gjeopolitike shikohen gjithashtu nga perspektiva e një njeriu dhe se lëvizjet e mëtejshme të Serbisë në fushën e politikës së jashtme përshtaten mbi këtë bazë. Në praktikë, kjo do të thotë që Aleksandar Vuçiç vlerëson ngjarjet botërore bazuar në parametra që i di vetëm ai dhe përpiqet t’i paraqesë veten publikut si një njeri me zgjidhje të veçanta, i cili, si një lloj profeti televiziv, parashikon...
Burimi:
javanews.al