“Largohu se do të vrasë edhe ty!” Familjarët rrëfejnë detaje nga krimi i rëndë me 3 viktima në Podujevë
Ardita Gashi dhe Ilaz Brahimi PODUJEVË- Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë i ndodhur në Podujevë mbrëmjen e djeshme, ku u shënuan tre viktima. Një prej anëtarëve të familjes së autores, Ardita Gashi, ka folur në mënyrë anonime për atë ngjarjen e rëndë. Teksa ka folur për Klan Kosova, ai ka mohur disa nga informacionet që janë shperndare, duke theksuar se familja e tyre nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd. Më tej, ka shtuar se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për marrëdhënien që Ardita Gashi, 31-vjeçare, kishte me Ilaz Brahimin, 45 vjeç nga Obiliqi. Sipas familjarit, ngjarja ka ndodhur në mënyrë të papritur. Ai ka treguar se pas incidentit të parë, autorja u është afruar pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ai...
Burimi:
zeri.ai