Kush janë tre djemtë e Khameneit që morën pjesë në funeralin e babait të tyre?
Tre nga fëmijët e liderit të ndjerë iranian, Ajatollah Ali Khamenei, u lutën sot mbi trupin e babait të tyre – por jo Mojtaba, i cili e pasoi atë si Udhëheqës Suprem, shkruan CNN. Mostafa, Masoud dhe Meysam Khamenei u panë të tre duke mbajtur zi për babanë e tyre, si edhe për katër anëtarët e tjerë të familjes që u vranë, ndërsa arkivolet e tyre ndodheshin në Grand Mosalla Imam Khomeini në Teheran. Mostafa, 64 vjeç, është klerik shiit dhe djali më i madh i Udhëheqësit Suprem të ndjerë. Ai ka pasur aktivitet të kufizuar politik dhe aktualisht nuk mban ndonjë post në qeverinë iraniane. Megjithatë, ai përshkruhet si me ndikim në qarqet fetare. Masoud, 52 vjeç, është gjithashtu klerik dhe djali i tretë...
Burimi:
syri.net