Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Kush janë kandidatët për deputetë më të votuar në Kosovë?
foto ilustruese KOSOVË-Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 91 për qind të tyre. Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur numërimi po shkon drejt përfundimit. Lëvizja Vetëvendosje:Albin Kurti 320.038 votaGlauk Konjufca 247.805 votaAlbulena Haxhiu 130.304...