Kurti përshëndet sulmin e SHBA në Venezuelë, thirrja për Trump: Shihni aktorë të caktuar në rajon…
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e plotë të Kosovës për operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti e cilëson mbajtjen përgjegjës të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave si “thelbësor për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”. "Cenimi i vlerave demokratike perëndimore", sipas Kurtit shtrihet edhe në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, duke theksuar nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë. Pa përmendur emra konkretë, Kurti thekson se aktorët rajonalë synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake. Postimi i Kurtit: Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga...
Burimi:
zeri.ai