Kurti “përplaset” me Osmanin: S’ flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese (VIDEO)
Albin Kurti KOSOVË- Kryetari i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht Kryeministri, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media, pas zhvillimeve të fundit politike. Lidhur me ngërçin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Kurti tha se nuk e pranon dekretin e Presidentes Osmani, duke thënë se pret Gjykatën Kushtetuese. Kurti u shpreh se Kuvendi nuk duhej të shpërndahej tani, duke theksuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani është jokushtetues. Sipas Kurtit, procesi nuk ka mbërritur në rundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje automatikisht. "Nevojiteshin së paku 80 deputetë pjesëmarrës në mënyrë që të plotësohet kuorumi. Duhet të ketë dështim të raundit të tretë që të shpërndahet Kuvendi. Mungesa e kuorumit mund të krijojë një bllokim procedural. Për ta shmangur Kushtetuta parashikon mekanizmin që vendos kufirin...
Burimi:
zeri.ai