“Kur je kaq e bukur, nuk ke të drejtë të vdesësh”, Bardot-Birkin mike dhe rivale. Letra e aktores franceze ditën e vdekjes së Jane

“Kur je kaq e bukur, nuk ke të drejtë të vdesësh”, Bardot-Birkin mike dhe rivale. Letra e aktores franceze ditën e vdekjes së Jane

Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, më 28 dhjetor 2025, në rezidencën e saj të famshme La Madrague, në Saint-Tropez. Ribotojmë letrën që aktorja kishte shpërndarë më 16 korrik 2023, ditën e vdekjes së Jane Birkin. Xhirime nga filmi “Një grua si unë”, bashkëprodhim italo-francez i drejtuar nga Roger Vadim, bashkëshorti i parë i Brigitte Bardot dhe regjisori i saj në “Dhe Zoti krijoi gruan” (1956). Në shtrat, nën çarçafë, lakuriq, gjenden dy protagonistet, Brigitte Bardot dhe Jane Birkin. Një moment sikleti, edhe sepse Brigitte e kishte dashur Serge Gainsbourg përpara Jane-s. Për të thyer akullin, B.B. i propozon Jane-s të këndojë sërish, kësaj here së bashku dhe mes të qeshurash, Je t’aime… Moi non plus, këngën që e bëri të njohur në...