Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ende shpreson për mëshirë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ende shpreson për mëshirë

Netanyahu vjen, Netanyahu ikën: Ky model i përhershëm është shumë i njohur për gjyqtarët në gjyqin për korrupsion, që Shteti i Izraelit po zhvillon kundër Kryeministrit të tij. Benjamin Netanyahu akuzohet për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të besimit; gjyqi ka zgjatur për gjashtë vjet - ose më saktë, ka qenë duke ecur ngadalë. Netanyahu supozohet të paraqitet në gjykatë tri herë në javë. Kjo është teoria. Në praktikë, Netanyahu vjen - dhe ikën përsëri. Ky model u përsërit në paraqitjet e tij të para në gjykatë pas një ndërprerjeje më shumë se dymujore në gjyq, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Të hënën, Netanyahu as nuk u paraqit – avokatët e tij kërkuan anulimin e seancës dëgjimore në minutën e fundit – duke...