Kryeministri i Sllovakisë paralajmëron Komisionin Europian: Do të bllokojmë paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë nëse…
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka paralajmëruar Komisionin Evropian se vendi i tij mund të bllokojë paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, nëse nuk ushtrohet presion ndaj Ukrainës për rifillimin e tranzitit të naftës ruse përmes tubacionit Druzhba. Në fjalimin e tij, Fico kritikoi ashpër Komisionin Evropian dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për situatën e krijuar rreth tubacionit Druzhba. Ai e cilësoi ndërprerjen e tranzitit si një “shkelje të qëllimshme” të interesave të Sllovakisë. Kryeministri sllovak akuzoi gjithashtu Komisionin për “standarde të dyfishta”, duke pretenduar se Brukseli vendos interesat e Ukrainës mbi ato të vendeve anëtare të BE-së. Sipas tij, Sllovakia ka marrë një “letër kërcënuese” nga institucionet evropiane në lidhje me masat për mbrojtjen e tregut të brendshëm të karburantit, ndërsa Ukraina trajtohet...
Burimi:
top-channel.tv