Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet
Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se situata ekonomike në vend nuk do të “kthehet në normalitet” edhe pasi të rihapet Ngushtica e Hormuzit. Në një intervistë për BBC Radio 4, Starmer theksoi se vendi duhet të “ndjekë një drejtim tjetër” dhe të mos rikthehet në “status quo”-në që, sipas tij, ka dështuar pas krizave të mëparshme si kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia e Covid-19. Ai u përpoq të sinjalizojë se e kupton pakënaqësinë e qytetarëve, duke theksuar se ekonomia britanike ka ngecur në vend për gati dy dekada. Kreu i qeverisë bëri këto deklarata teksa u pyet për ndikimin ekonomik të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Teherani ka bllokuar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit që në ditët e para të konfliktit, ndërsa SHBA-ja...
Burimi:
javanews.al