Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

Kryeministri britanik Andy Burnham pranoi të martën se kishte pasur një “shkëmbim të vogël” mesazhesh me dikë që paraqitej si Suzy Wiles, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë. ‘Politico’ kishte zbuluar të hënën se kryeministri i kishte dërguar “një numër mesazhesh”, nëpërmjet një kanali komunikimi të paspecifikuar, dikujt që ai besonte të ishte Suzy Wiles, përpara se Burnham të dyshonte se personi nuk ishte shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Nuk dihej se kur ndodhi komunikimi apo cila ishte përmbajtja e mesazheve. Downing Street refuzoi të komentonte për këtë çështje, por nuk e mohoi se kishte pasur një shkëmbim mesazhesh. Kur u pyet nga gazetarët gjatë një vizite në Wolverhampton sot nëse ndihej turp që u mashtrua, kryeministri britanik u përgjigj: “Jo, nuk...