Kriza në Lindjen e Mesme, Giorgia Meloni: Sigurisht që jam e shqetësuar, do të ishte marrëzi të supozohej se…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelito-amerikan ndaj Iranit, duke theksuar se situata aktuale është pasojë e një krize më të gjerë të së drejtës ndërkombëtare. Në një intervistë për televizionin Canale 5, Meloni deklaroi se destabilizimi global nisi me luftën në Ukrainë, kur, sipas saj, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmoi një vend fqinj, duke hapur rrugën për një periudhë kaosi në skenën ndërkombëtare. “Sigurisht që jam e shqetësuar, sepse do të ishte marrëzi të mendonim se ajo që po ndodh, edhe larg kufijve tanë, nuk na prek”, u shpreh ajo. Kryeministrja theksoi se Italia ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një marrëveshje serioze mbi programin bërthamor...
Burimi:
top-channel.tv